Altin Krasniqi: Bllokues janë ata që imponojnë zgjidhje pa pasur numrat, PDK kërkon kompromis

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj përpjekjeve për të barazuar përgjegjësinë për bllokimin e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se PDK ka ofruar alternativa dhe mirëkuptim për tejkalimin e krizës politike. Krasniqi ka kritikuar qasjen që i konsideron të gjithë deputetët si bllokues, duke thënë se kjo është e padrejtë dhe nuk reflekton realitetin. “Bllokues nuk janë ata që ofrojnë alternativa, por ata që imponojnë vetëm një zgjidhje si të vetmen të pranueshme,” shkroi Krasniqi. Ai nënvizoi se PDK ka propozuar një figurë më unifikuese për postin e krye parlamentarit dhe ka kërkuar kompromis në frymën e demokracisë dhe funksionalitetit institucional. “Është krejtësisht normale që, kur nuk i ke numrat për të zgjedhur kandidatin që dëshiron, të bësh kompromis për të mirën e vendit. Kështu funksionon demokracia – me dialog e mirëkuptim, jo me imponim,” shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së, dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë, heshtja është bashkëfajësi

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së urrejtjes që …