Ambasada amerikane kërkon rrugë me emrin “Pavarësia” e jo Ahmet Krasniqi

Adresa e objektit të ri të Ambasadës amerikane në Prishtinë nuk do quhet më rruga Ahmet Krasniqi, sikur e kishte emëruar ish administrata komunale e prejardhur nga LDK-ja, gjatë shumë viteve të qeverisjes, por ka kërkura që ajo rrugë të quhet “Pavarësia, meqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar shumë në pavarësinë e vendit tonë. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se personeli  amerikan në ambasadë ka kërkuar që objekti të jetë në rrugën, që mban emrin e pavarësisë dhe ai ta ketë numrin e parë të rrugës. Vite më parë kur Komuna e Prishtinës udhëhiqej nga LDK, u emëruan shumë rrugë me emrat e zyrtarëve të LDK-së, ashtu sikur ishte emëruar edhe  edhe Sheshi i Pavarësisë  me emrin Ibrahim Rugova.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …