Masakra e Recakut

Ambasada amerikane në Prishtinë ka dënuar mohimin e Masakrës së Reçakut nga ministri serb, Aleksander Vulin

Ambasada amerikane në Prishtinë ka dënuar mohimin e Masakrës së Reçakut të cilën e bëri dje ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin. Një zëdhënës i ambasadës ka thënë se mizoritë që janë kryer në masakrimin e civilëve në Reçak janë të dokumentuara mirë. Mohimi i këtyre fakteve themelore dhe madhërimi i krimeve të luftës u sjell dhimbje të mbijetuarve, i çnderon viktimat dhe i zgjat përçarjet e vazhdueshme që vazhdojnë t’i pengojnë pajtimin, paqen dhe mirëqenien afatgjate për Ballkanin Perëndimor. Aleksander Vulin, e ka quajtur “trillim” dhe “gënjeshtër” masakrën e Reçakut që forcat policore dhe ushtarake serbe kishin kryer më 15 janar në fshatin Reçak të Shtimes.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: Mosmbajtja e seancës për presidentin, cenim i rendit kushtetues

Afati për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit po afrohet drejt fundit, ndërsa debati …