Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka reaguar ndaj nderimeve që ia ka bërë Serbia ish komandantit të njësisë speciale, Goran Radosavljeviq. Në reagim thuhet se Goran Radosavljeviq nuk duhet të nderohet por duhet të përballet me drejtësinë. “Ky ishte gjithashtu njeriu i ngarkuar në kampin ku u gjetën eshtrat e tre shtetasve të vrarë amerikanë në 1999: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi. Radosavljeviqi ishte sanksionuar nga ShBA-ja për përfshirjen e tij të besueshme në vrasjen e tyre. Ai duhet të përballet me drejtësinë e jo të marrë nderime”, thuhet në reagimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.
