Ambasada amerikane: Nuk i kërkojmë Serbisë njohjen e Kosovës

Ambasada
amerikane në Beograd ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë
kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë me njohjen e Kosovës ose pranimin e saj në
OKB. Sipas përfaqësisë diplomatike amerikane në Serbi, të gjitha vendimet për
anëtarësim në BE-së janë ekskluzivisht përgjegjësi e BE-së. “As ambasadori i
SHBA –së, Michael Kirby në Beograd e as ndonjë zyrtar tjetër i SHBA-së kurrë
s’e kanë ndërlidhur njohjen e Kosovës ose anëtarësimin e saj në KB me
kandidaturën e Serbisë në BE”, thuhet në sqarimin e ambasadës amerikane. Ky
reagim vjen pasi që opinioni serb ka pritur me zemërim deklaratën e
ish-ambasadorit amerikan, Michael Montgomeri, sipas të cilit, SHBA kërkon
njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbi si kusht për anëtarësimin e saj në
BE.

Kontrolloni gjithashtu

Reagon OVL e UÇK-së: Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një sulm i papërgjegjshëm ndaj vlerave të luftës

Deklarata e Albin Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një …