Arianit Koci: Gjendja shëndetësore e Sami Lushtakut po përkeqësohet

Avokati, Arianit Koci  ka deklaruar se kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ndodhet në burg, ka hyrë në grevë të urisë. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.  Krejt çka po kërkon Lushtaku është që t’i respektohet e drejta elementare: e drejta në trajtimin mjekësor, ka thënë Koci   Sami Lushtaku është dënuar nga shkalla e parë 12 vjet për vrasjen e një personi të panjohur, kufoma e të cilit nuk është gjetur. Pritet shumë shpejt të mbahet seanca në shkallën e dytë, sipas kërkesës së avokatit, i cili ka apeluar vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Aktualisht, Lushtaku është duke qëndruar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …