Për çështjen e presidentit, e cila aktualisht është e pezulluar në pritje të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka reaguar edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, duke bërë thirrje që institucionet e vendit ta respektojnë plotësisht vendimin që do të merret. Nga ambasada gjermane kanë theksuar se nuk komentojnë proceset në zhvillim në Gjykatën Kushtetuese, por presin që çdo vendim i saj të respektohet nga të gjitha institucionet. “Ambasada gjermane nuk komenton proceset aktuale të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, ne presim që të gjitha institucionet ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret”, thuhet në përgjigjen e ambasadës. Reagimi i Ambasada e Gjermanisë në Kosovë vjen në një kohë kur zyrtarë të Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës që të vendosë në favor të kërkesës së tyre për ta shpallur kundërkushtetues dekretin e presidentes Vjosa Osmani. Ndërkohë, përfaqësues të LVV-së kanë pretenduar se vizitat e ambasadorëve në Gjykatën Kushtetuese përbëjnë ndërhyrje në punën e këtij institucioni, pretendime të cilat ambasada gjermane nuk i ka komentuar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
