Komisioni Qendror Zgjedhor njofton votuesit e sallës ‘1 Tetori’ se do të votojnë tek Fakulteti i Edukimit

Ambasada e Zvicrës: I bëjmë thirrje partive politike të repsktojnë Kodin e Sjelljes dhe ligjin për zgjedhje

Ambasada e Zvicrës në Kosovë nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 6 tetorit të respektohet zgjedhja e votuesve. Ambasada ka ftuar partitë politike të respektojnë kodin zgjedhore dhe ligjet në fuqi, në mënyrë që të krijohet atmosfera paqësore. “Ne u bëjmë thirrje partive politike të repsktojnë Kodin e Sjelljes dhe ligjin për zgjedhje dhe të sigurojnë një atmosferë paqësore në ditën e E-së. Zvicra do të respektojë zgjedhjet e votuesve dhe rezultatet e zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme”, thuhet në postimin e Ambasadës së Zvicrës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …