leoni

Ambasada Gjermane kritikon politizimin e operacionit të FSK-së në Ujman

Ambasada Gjermane kritikon politizimin e operacionit të FSK-së në Ujman

Ambasada Gjermane në Prishtinë është shprehur thellësisht e shqetësuar për përpjekjet për të politizuar angazhimin e FSK-së në operacionin humanitar të kërkimit në Liqenin e Ujmanit, ku po kërkohet trupi i një të riu që dyshohet të jetë mbytur.

Në një deklaratë publike, Ambasada thekson se ky operacion u zhvillua në përputhje të plotë me mandatin e KFOR-it dhe me miratim të komandantit të tij, duke pasur qëllim të vetëm humanitarin.

Ambasada dënon deklaratat që e paraqesin këtë mision si “hyrje të parë të FSK-së në veri”, duke i cilësuar ato si keqinterpretim të qëllimit të operacionit. Po ashtu, ngre shqetësim për manipulimin e mundshëm të imazheve të shpërndara, ku pretendohet se janë hequr elementët e dukshëm të pranishëm të KFOR-it, për të ndërtuar një narrativë të rreme.

“Një tragjedi njerëzore nuk duhet të përdoret për përfitime politike”, thuhet në reagim. Ambasada shpreh mirënjohje për profesionalizmin e FSK-së dhe KFOR-it dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit institucional në shërbim të qytetarëve dhe dinjitetit njerëzor.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Kurti po politizon fatkeqësinë në veri për të mbuluar aferat e tij

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të Vetëvendosjes për …