Ambasada gjermane kërkon maturi gjatë seancës së nesërme në Kuvendin e Kosovës

Ambasada Gjermane kritikon Vetëvendosjen për akuzat ndaj gjyqtarit Llaban

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Vetëvendosjes, përmes Albulena Haxhiut, ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llaban, i cilësuar prej saj si “agjent i BIA-s” dhe “rrezik për sigurinë kombëtare”. Sipas Haxhiut, këto pretendime bazohen në informacione të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, pa sqaruar nëse ato janë materializuar në prova për ndjekje penale. Llaban ka marrë më parë vendime edhe në favor të Vetëvendosjes, të cilat nuk janë kontestuar publikisht nga partia. Në një përgjigje për Nacionale, ambasada tha se sulmet personale ndaj gjyqtarëve vetëm pse nuk pëlqehen vendimet janë të papranueshme dhe dëmtojnë besimin në pavarësinë e Gjykatës. “Akuzat duhet të ngrihen në mënyrë të qartë dhe të rregullt, në përputhje me procedurat ligjore”, thuhet në reagim. Ambasada gjermane theksoi mbështetjen e plotë për Gjykatën Kushtetuese dhe shprehu shqetësim për akuzat e motivuara politikisht, veçanërisht në një kohë kur Parlamenti ende nuk ka përmbushur detyrat e tij përfaqësuese pas zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami: Donika Gërvalla i ka shtruar terrenin Serbisë, diplomacia kosovare në kolaps total

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar ministren e Punëve të Jashtme …