Ambasada Gjermane: Respektojeni Kushtetuesen dhe arritni kompromis për konstituimin e Kuvendit

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që urdhëron deputetët të konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor, duke kërkuar nga partitë politike që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë në frymën e kompromisit për të dalë nga ngërçi institucional. Ambasada Gjermane thekson se qytetarët e Kosovës meritojnë një parlament funksional pas më shumë se gjashtë muajsh nga zgjedhjet, dhe u bën thirrje të gjitha palëve politike që të punojnë për një zgjidhje të zbatueshme brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja. “Ne e mirëpresim vendimin procedural të Gjykatës Kushtetuese. Është e domosdoshme që të gjitha partitë politike dhe palët e interesuara ta respektojnë vendimin dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat, në mënyrë që qytetarët e Kosovës më në fund të kenë parlamentin për të cilin votuan,” thuhet në deklaratën e Ambasadës. Si një institucion kyç demokratik në një vend të pavarur, është jetike që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të jetë në gjendje të kryejë në mënyrë të pavarur mandatin e saj. Sulmet personale kundër gjyqtarëve janë të papranueshme dhe dëmtojnë besimin dhe pavarësinë e gjykatës,” thuhet më tej në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Qindra biznese rrezikojnë shkyçjen nga rrjeti elektrik pas vendimit për liberalizim të tregut

Rreth 40 për qind e kompanive që ZRRE i ka obliguar të dalin në tregun …