Ambasada Gjermane u bën thirrje deputetëve, gjeni kompromis për Kosovën

Pas tri javësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës u rikthyen në sallën plenare – por sërish pa rezultat. Seanca për konstituimin e Kuvendit, e para pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, përfundoi pa arritur ndonjë marrëveshje, duke shënuar kështu dështimin e 55-të për funksionalizimin e legjislativit. Në lidhje me zhvillimet e fundit, ka reaguar edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, duke u bërë thirrje deputetëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë kompromis. “Ne e vlerësojmë që Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim procedural. Tani politikanët duhet të veprojnë në përputhje me rrethanat, në mënyrë që kosovarët më në fund të kenë parlamentin për të cilin votuan gjysmë viti më parë. Ne presim një zgjidhje të realizueshme brenda afatit dhe u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të veprojnë drejt një kompromisi”, thuhet në deklaratën e ambasadës. Ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të presin zgjidhje, teksa institucioni më i lartë ligjvënës mbetet jofunksional për më shumë se gjashtë muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu nga PDK kërkon nga ministri Vitisë të informojë me shhumë qytetarët për furnizimin me vaksina

Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka dorëzuar një ankesë zyrtare në PZAP

Ish deputetinga radhët e Partisë Demokratiktë Kosovës, Bekim Haxhiu ka njoftuar se ka dorëzuar një …