Quint-i: Nuk përzihemi në zgjedhjen e ministrave të rinj

Ambasadorët kërkojnë respektim të Kushtetutës – Kosova përballet me bllokadë institucionale dhe krizë besimi

Kriza e konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka hyrë në një fazë të ndjeshme politike e institucionale. Ambasadorët e Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Jorn Rohde dhe Jonathan Hargreaves, pas takimeve me presidenten Osmani, kanë theksuar qartë se procesi nuk është përfunduar dhe se hapat e mbetur duhet të ndërmerren në përputhje me Kushtetutën. Kjo qasje vë në pah kontrastin me diskursin e Vetëvendosjes dhe kryeparlamentarit Dimal Basha, i cili, pavarësisht mungesës së nënkryetarit serb, shpalli Kuvendin si të konstituuar. Ambasadorët jo vetëm që e kundërshtuan këtë lexim politik, por paralajmëruan edhe për rrezikun që sjell diskursi i kohëve të fundit, i cili, duke hedhur dyshime mbi vendimet gjyqësore, po minon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Vetëvendosja, në vend që të japë sinjale kompromisi, ka hyrë në një narrativë përplasëse që sfidon aleatët ndërkombëtarë dhe vendimet gjyqësore. Ky diskurs, i dominuar nga retorika e konspiracionit dhe viktimizimit, rrezikon ta thellojë izolimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ta kthejë bllokadën institucionale në krizë të zgjatur legjitimiteti.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …