Ambasadorë të shteteve perëndimore të akredituar në Kosovë morën pjesë në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke shprehur shqetësimin e tyre për bllokimin institucional që po vazhdon prej javësh. Ndër ta ishte edhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, i cili tha se moskonstituimi i Kuvendit po dëmton vendin. “Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën”, shkroi ai në platformën “X”. Guerot i inkurajoi politikanët që të shfrytëzojnë pak orët e mbetura para përfundimit të afatit kushtetues të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, i cili skadon më 27 korrik. Me reagime të ngjashme dolën edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ai britanik, Jonathan Hargreaves. Të gjithë ata bënë thirrje për konstituimin urgjent të Kuvendit, duke theksuar rëndësinë e respektimit të afateve kushtetuese dhe funksionimit demokratik të institucioneve.
