leoni

Shefki Ali Kuleta (20.5.1970 – 21.3.1999)

Shefki Ali Kuleta (20.5.1970 – 21.3.1999)

Në familjen Kuleta të fshatit Shpat (ish – Tërrnavë) të Besianës (ish – Podujevë), më 20 maj të vitit 1970 u lind dëshmori i kombit Shefki Kuleta. Prindërit e Shefkiut, Aliu dhe Nazifja (Humolli) kishin edhe gjashtë djem dhe dy vajza: Abdurrahmanin, Shaipin, Hanifen, Shyqriun, Ilmiun, Hakiun, Ruzhdiun dhe Taiben, ndërsa Shefkiu ishte fëmija i tretë.
Shefkiu, shkollën fillore e kreu në vendlindje në shkollën “Jeta e re”, ndërsa të mesmen, gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Regjistron Fakultetin Xehtaro – Metalurgjik, Dega e xehetarisë në Mitrovicë të cilin e përfundon në vitin 1998 në Prishtinë, pas tërheqjes së Fakultetit Xehtero – Metalurgjik nga Mitrovica në Prishtinë. Ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat e viteve 1988-89.
Pas daljes në skenë të UÇK – së, Shefkiu pa hezituar lajmërohet në Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë, ku vendos kontaktet e para me Fatmir Humollin dhe me kushëririn e vet, Agimin, i cili pat vepruar një kohë të gjatë në ilegalitet. Më pas, në korrik të vitit 1998, shkon në bazën rekrutuese në Bajgorë, ku kryen edhe stërvitjet e nevojshme ushtarake. Së bashku me disa bashkëluftëtarë niset për në Shqipëri me qëllim të sjelljes së armatimit për pjesëtarët UÇK-së. Pas Betejës së njohur të Kaqanollit, më 15, 16 e 17 shtator 1998, Shefkiu u bashkohet shokëve të luftës.
Pas themelimit dhe zgjerimit të strukturave ushtarake në ZOLL, formohet edhe njësiti “Kështjella -26” që vepronte në anën e djathtë të magjistrales Prishtinë – Besianë (në fshatin Shpat ). Gjatë kësaj kohe Shefkiu angazhohet për të kryer edhe shumë punë të tjera që kërkohej të mbaheshin vazhdimisht lidhje me qytetin e Prishtinës.
Shefkiu mori pjesë në shumë beteja të zhvilluara në Zonën e Llapit, ndërsa herën e fundit ishte përgjegjës i njësitit “Kështjella – 26”. Në ditën e pranverës, 21 mars 1999 pushtuesi serb ndërmerr një ofansivë të ashpër në trevën e mbuluar nga Zonën Operative e Llapit. Shefkiu përsëri ishte në vijën e parë të frontit dhe iu kishte afruar shumë afër pozicioneve të armikut me mortajë dore dhe me automatik. Në këtë betejë ai bie heroikisht në fushën e nderit.
Varrimi i Shefkiut u bë në fshatin Kodrion më 21 mars 1999. Trupi i dëshmorit u rivarros më 9 shtator 1999, në varrezat e fshatit të lindjes, në Tërrnavë. Në përvjetorin e dytë të rënies, në vendin e rënies në Kodrion, nga familja dhe shokët, dëshmorit Shefki Kuleta i është ngritur lapidari.
Pas luftës, për kontributin e dhënë për lirinë e atdheut, familja e dëshmorit është nderuar me disa mirënjohje si nga SHP i UÇK-së, nga SHP i ZOLL-it, SHFD në Besianë, KK i Besianës etj. Ndërsa sot shkolla e fshatit Shpat e mban emrin e dëshmorit të kombit Shefki Kuleta. (M. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 - 19.4.1999)

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 – 19.4.1999)

Fejzullahu ishte djali i Sokol e Vahide Graiçevcit. Lindi më 22 janar të vitit 1951, …