Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka organizuar pritje për shënimin e 247-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier konfirmon se Amerika mbetet e palëkundur në mbështetje të Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka organizuar një festë në 247 vjetorin e Pavarësisë, ku kanë qenë të  ftuar edhe kryetarja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Të pranishmëve iu ka drejtuar ambasadori, Jeffrey Hovenier dhe Vjosa Osmani, por jo edhe kryeministri Kurti. Kurtit nuk i është dhënë fjala, siç ka ndodhur zakonisht në festat e kaluara, kur të dy krerët e shtetit kanë mbajtur fjalime në ceremoni. Ambasadori Hovenier ishte pyetur para disa ditësh nëse ka ndryshuar lista e të ftuarve, ku kishte thënë se jo dhe se janë ftuar mysafirët e zakonshëm. Kishte thënë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Amerikës kanë disa dallime, por se kjo s’do të thotë se s’do të bëhen bashkë për të festuar përvjetorin e 247-të të nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …