Kristofer Hill

Ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill ka deklaruar se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet e saj me Kosovën

Ambasadori i ardhshëm amerikan në Serbi, Kristofer Hill  ka deklaruar  se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet e saj me Kosovën, si parakusht për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. “Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si shansin më të mirë për të dyja vendet që të zgjidhin mosmarrëveshjet”, tha Hill duke dëshmuar para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Shtetet e Bashkuara besojnë se respekti reciprok, njohja reciproke është mënyra më e mirë për të ecur përpara”, saktësoi Kristofer Hill.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti shmang Prokurorinë, por gjen kohë për gjykimin e Klinakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të paraqitet përballë Prokurorisë Speciale kur ishte …