Gjatë kësaj jave në Gjykatën Speciale fillon gjykimi ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, vazhdon seancën gjyqësore kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, edhe sot vazhdon seancën gjyqësore kundër   krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj mbi të cilët  rëndojnë akuzat për vepra penale, gjoja kundër administrimit të drejtësisë, lidhur me sikur  thuhet,  pengimin e  personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare,  frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës hetimore. Ndërkohë bëhet e ditur se Zdenka Pumper dhe Miro Jukiq, të dy punonjës të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, janë ftuar përsëri për të dhënë dëshmi para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Paraqitja e tyre në gjykimin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt vjen pasi trupi gjykues e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Gucatit për t’u bërë pyetje plotësuese këtyre dy dëshmitarëve. Me urdhër të trupit gjykues, seanca po zhvillohet e mbyllur për publikun

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …