Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka takuar sot krerët e shtetit për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka takuar sot krerët e shtetit për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend

Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Në këtë takim presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend. Temë e veçantë e këtij takimi ka qenë taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake për të cilën SHBA-të kanë kërkuar të hiqet. Takimi është mbajtur në zyrën e presidentit Thaçi. Pas këtij takimi palët nuk janë deklaruar për media. Edhe një ditë më parë krerët e koalicioni u takuan në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për taksën.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Specialja ia mbyll derën Shalës – Supremja rrëzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë

Paneli i Gjykatës Supreme në gjykatën e Hagës, ka rrëzuar në tërësi kërkesën për mbrojtje …