Ambasadori Abbott: Është e rëndësishme që të gjithë të ruhemi në këtë kohë të pandemisë

Ambasadori britanez në Kosovë, Nicholas Abbott, u ka bërë thirrje kosovarëve që të dalin në votimet e 6 tetorit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, u ka bërë thirrje kosovarëve që të dalin në votimet e 6 tetorit pa marrë parasysh moshën, gjininë dhe përkatësinë, sepse sipas tij, kjo datë është e rëndësisë së jashtëzakonshme që kosovarët të zgjedhin drejtimin e shtetit të tyre. Ai shtoi se forca e qytetarit është vota e lirë, andaj duhet të votohet lirshëm dhe pa kërcënime. I pari i Londrës në Prishtinë theksoi që në rast se kosovarët përballen me situata të kërcënimeve dhe shantazheve në ditën e zgjedhjeve, duhet të raportojnë menjëherë tek autoritet, të cilat këto do t’i marrin me seriozitet të lartë. Po ashtu ambasadori deklaroi se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhjet tona parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …