Ambasadori Britanik kritikon presionet politike, mbështet PZAP-in përballë vendimeve të Kurtit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mbështetje të plotë për Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore, duke e cilësuar punën e tij si thelbësore për integritetin e zgjedhjeve. Në një deklaratë që shihet si mesazh i drejtpërdrejtë për Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti, ai theksoi se anëtarët e PZAP-it “nuk duhet t’i nënshtrohen presionit apo sulmeve politike”. Vetëvendosja ka tentuar disa herë të ndalojë Listën Serbe përmes KQZ-së, ndonëse ky institucion nuk është kompetent për vendime të tilla. Çdo përpjekje e deritanishme është rrëzuar nga PZAP si e kundërligjshme. Edhe vendimi i fundit i KQZ-së, i shtyrë përpara nga VV, për mos certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 nëntorit, pritet të rrëzohet nga PZAP – një skenar tashmë i përsëritur që nxjerr në pah përpjekjet e Qeverisë Kurti për të ndikuar proceset zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Pesë vjet stagnim, koha për ndryshim me Bedri Hamzën

Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se pesë vitet e fundit të …