Ambasadori gjerman viziton KFOR-in, vlerëson rolin e trupave në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar selinë e KFOR-it, ku është pritur nga komandanti i misionit, gjeneralmajori Oezkan Ulutash. Rudolph ka theksuar se KFOR-i mbetet një shtyllë kyçe e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu shprehu falënderimin për punën e jashtëzakonshme të trupave të KFOR-it në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, sipas postimit të ambasadës gjermane në Facebook. Gjatë vizitës, ambasadori u takua edhe me komandantin e kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it, kolonel Muller, nga i cili mori informacione për kontributin e ushtarëve gjermanë në misionin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …