Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Rainer Rudolph ka porositur partitë politike që të mendojnë çka është më e mira për Kosovën. Ai ka theksuar më tutje se partnerët ndërkombëtarë presin që të gjitha palët politike të veprojnë në interes të Kosovës dhe të mbështesin agjendën evropiane, duke u fokusuar në stabilitetin institucional dhe bashkëpunimin konstruktiv. “Mesazhi për të gjithë aktorët politik në të gjithë spektrin: mendojeni se çka është më e mira për vendin, në kuptimin e ndërveprimit me ne, me miqtë tuaj ndërkombëtarë, pra për agjendën ndërkombëtare evropiane që duhet të shtyhet përpara. Ajo çfarë mund të bëjmë ne si miq të këtij shteti është që ta marrim këtë dinamikë që rrjedh nga vet vendi; nuk mund ta krijojmë ne vetë, dhe për të pasur këtë momentum pozitiv, na duhen institucione stabile që përfaqësojnë vendin”, ështrë cituar të ketë deklaruar ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Rainer Rudolph.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
