leoni

Ambasadori Jonathan Hargreaves dhe Ramush Haradinajn, diskutuan për rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mbajtur  një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Takimi ka fokusuar diskutimet mbi proceset zgjedhore dhe perspektivat e Kosovës për të avancuar drejt institucioneve euroatlantike. Hargreaves ka vlerësuar integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë dhe ka theksuar se vendi mund të jetë krenar për arritjet e tij si një demokraci e re. Ai ka shprehur kënaqësinë për mundësinë e diskutimit me Haradinajn mbi rëndësinë e ruajtjes së këtij integriteti dhe ka diskutuar për hapat e ardhshëm të Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në institucionet euroatlantike. Kosova mund të jetë krenare për integritetin e proceseve të saj zgjedhore si një demokraci e re. Isha i lumtur të diskutoja rëndësinë e ruajtjes së këtij integriteti me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, si dhe perspektivat për rrugën e vazhdueshme të Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, ka shkruar ambasadori në postimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

https://www.radiokosovaelire.com/ali-ahmeti-premton-terheqje-nga-politika-ne-rast-te-humbjes-ne-zgjedhje/

Eman Rrahmani: Kauza për mbrojtjen e familjes do të vazhdojë

Duke komentuar rezultatet e Exi Polleve të zgjedhjeve, Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familje ka …