Në slloveni u zbulua një skandal të madh financiar, ku është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Ambasadori, Martin Berishaj, vazhdon takimet, merr pjesë në konferenca, pa folur asnjëherë për skandalin e 600 mijë eurove

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po i vazhdon takimet, duke marrë pjesë në konferenca, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ani pse mediat sllovene raportuan për përfshirjen e tij në një skandal të madh financiar atje.Në faqen zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Kroaci është njoftuar se Berishaj është takuar sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Goran Grliq Radman. Sipas njoftimit, në takim u bisedua “për mbështetjen pa rezervë të shtetit kroat në rrugën dhe iniciativat që i merr Kosova si shtet në rrugën e integrimeve evropiane dhe evroatlantike.  Takimi u bë në prag të Konferencës të cilën e ka organizuar Qeveria kroate me temë: “ Konferenca për të ardhmen e Evropës dhe kontributi i Kroacisë””, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …