Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka bërë të ditur se Testi i maturës shtetërore do të mbahet më 18 qershor

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka bërë të ditur se Testi i maturës shtetërore do të mbahet më 18 qershor

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka bërë të ditur se Testi i maturës shtetërore këtë vit do të mbahet më 18 qershor, ndërkaq do t’i nënshtrohen rreth 24 mijë maturantë.  Pupovci gjatë një konference për media duke folur rreth Testit të Maturës ka thënë se do të organizohet sikurse viteve të kaluara, brenda një dite. “Testi i Maturës shtetërore këtë vit planifikohet të mbahet më 18 qershor. Numri i maturantëve është diku rreth 24 mijë dhe mund të ketë edhe nxënës që vijnë nga vitet e kaluara. Testi do të organizohet sikur viteve të kaluara, brenda një dite”, është shprehur zëvendësministri Pupovci. Ai ka folur edhe për Testin e Arritshmërisë, ndërsa do të mbahet në dy ditë, më 4 dhe 14 qershor. Ndërkohë, lidhur me testin PISA, Pupovci ka thënë se testimi do të zgjasë deri më 20 maj. Ai bëri të ditur po ashtu se në vitin 2023, parashihet që të punësohen 300 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta. “Parashihet që procesi i administrimit të vlerësimit të teksteve shkollore të jetë proces transparent dhe profesional…. Politikat e reja të cilat parashihen për vitin 2023 janë: angazhimi i 300 asistentëve të fëmijëve me nevoja të veçanta, ndërsa deri më tani janë 200 të tillë”, tha ndër të tjera Pupovci.

Kontrolloni gjithashtu

Olaf

Olaf Scholc: Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në luftën e Ukrainës, është ulur pas presionit ndërkombëtar

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc,  ka deklaruar se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga …