Jorn Rohde

Ambasadori Rohde mbështet protestën për institucione funksionale: Së pari shteti, pastaj politika

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën e shoqërisë civile që u zhvillua para Kuvendit të Kosovës, në seancën e 37-të konstitutive të radhës që dështoi sërish të prodhojë institucione. Rohde tha se Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale dhe u bëri thirrje deputetëve të zgjedhur që të veprojnë në interes të vendit. “Populli pret lidership, jo ngërç politik. Është koha që deputetët e zgjedhur të veprojnë në interes të Kosovës: së pari shteti, pastaj politikat partiake. Konsensusi nuk është dobësi, është përgjegjësi,” theksoi ambasadori gjerman. Situata e bllokuar në Kuvend vjen pas dështimit të shumicës aktuale për të zgjedhur kandidatin e propozuar për kryetar të Kuvendit dhe pamundësisë për të votuar edhe një komision për votim të fshehtë. Rohde u rreshtua krah kërkesave të shoqërisë civile për zhbllokim institucional dhe rikthim të funksionalitetit demokratik.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …