leoni

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim kërkon largimin e Sali Berishës nga Kuvendi i Shqipërisë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim kërkon largimin e Sali Berishës nga Kuvendi i Shqipërisë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka kërkuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që kjo parti të distancohet nga Sali Berisha, ish-kryetarin e shpallur non-grata nga SHBA-ja, duke i paralajmëruar se në të kundërtën do të rrezikojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takim në selinë e opozitës demokrate në Tiranë, të parin që nga zgjedhjet e përgjithshme në prill, ambasadorja amerikane Kim kërkoi nga liderët partiakë shqiptarë që kur të marrin mandatin e ri në shtator, të hyjnë në Kuvend me përfaqësim të denjë për Shqipërinë. Administrata amerikane kishte shpallur ish-kryetarin Berisha dhe familjen e tij persona non-grata në muajin maj, duke i ndalur hyrjen në Amerikë për shkak të aferave korruptive.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …