Amerika i ndalon të gjitha importet e naftës së papërpunuar nga Rusia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë marrë vendim për të ndaluar  të gjitha importet e naftës së papërpunuar nga Rusia, njoftoi kryetari amerikan Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi u mos pas  mbështetjes në rritje nga i gjithë spektri politik për kufizimet në importet e energjisë ruse. Është hera e parë që Amerika hedh një hap përpara aleatëve të saj evropianë lidhur me sanksionet ndaj Rusisë që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës,  dy javë më parë.  Bajden  theksoi se ata vazhdimisht i bënë thirrje Rusisë për një armëpushim, por Moska nuk e mori parasysh. Përparimi i Rusisë, në Ukrainë po kthehet në një tragjedi të tmerrshme njerëzore.  Populli ukrainas tregoi me guximin e tij se Putini nuk mund të arrijë atë që dëshiron. Zoti e bekoftë popullin ukrainas”, tha Bajden

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Shqiptarët në Luginën e Preshevës përballen me diskriminim sistematik

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka theksuar se shqiptarët në …