Zhelko Komshiq: Tani më shumë se kurrë, nevojitet një sinjal i qartë se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës

Zhelko Komshiq: Tani më shumë se kurrë, nevojitet një sinjal i qartë se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës

Përfaqësuesi i presidencës trepalëshe të Bosnjës e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, u dërgoi një letër zyrtarëve më të lartë të Komisionit Evropian, për t’iu kërkuar që “të shqyrtojnë mundësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat Bosnje-Hercegovinës” Letra, në adresë të presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe Komisionarit të BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, i referohet fillimisht pushtimit të Ukrainës nga Rusia. “Tani më shumë se kurrë, nevojitet një unitet evropian dhe një sinjal i qartë se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, ndërsa vendet që e përbëjnë atë do të jenë anëtare të padiskutueshme të BE-së në të ardhmen”, shkroi Komshiq në letër. Ai shtoi se vizioni i Bosnjës në BE bazohet në Strategjinë e Politikës së Jashtme të këtij vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …