Amerika kërcënon vënien e tarifave, 50 miliardë dollarë në produktet kineze, Kina përgjigjet me masë të njëjtë

Amerika kërcënon vënien e tarifave, 50 miliardë dollarë në produktet kineze, Kina përgjigjet me masë të njëjtë

Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se secila marrëveshje tregtare e arritur mes dy palëve nuk do të jetë e vlefshme, nëse Uashingtoni vendos tarifa dhe masa tjera për të cilat kërcënon tani e një kohë. Këto deklarata janë bërë të ditura për publikun nga agjencia e lajmeve Xin-hua më 3 qershor, pas përfundimit të një rrethi bisedimesh mes dy vendeve në Pekin. Deklaratat u janë referuar bisedimeve të zhvilluara muajin e kaluar në Uashington, në të cilat Pekini është pajtuar për “konsensus” tregtar, ashtu që të rritet dukshëm blerja e produkteve dhe mallrave amerikane në tregun kinez. Donald Trump ka përmendur disa herë suficitin tregtar të Kinës me SHBA-në, si dhe ka insistuar në ndryshime rrënjësore në marrëdhëniet tregtare mes dy fuqive botërore. Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me vënien e tarifave në vlerë të 50 miliardë dollarëve në produktet kineze, derisa Kina ka premtuar masën e njëjtë në shenjë hakmarrjeje, duke nxitur frikën te investitorët për nisje të luftës tregtare globale.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …