Përveç me 4 janar, edhe dje e sot kanë vazhduar vizitat në Radion Kosova e Lirë për të uruar, 24 vjetorin e fillimit të transmetimit të Programit. Sot na nderuan me vizitën e tyre familja Gashi nga Zllasha. Amina dhe Amini nxënës të dalluar, së bashku me prindërit e tyre sollën edhe dhurata të veçanta për drejtorin Ahmet Qeriqi dhe stafin e Radios-Kosova e Lirë. Erdhëm për të ju uruar dhe për të ju falënderuar që na informoni me tema kombëtare edukative e arsimore. Radio Kosova e Lirë jetoftë sa të jetë njerëzimi” ka uruar familja Gashi.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
