Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale është në realizim të projekteve të rëndësishme për ruajtjen dhe nderimin e kujtesës historike kombëtare.

Renovimi i Lapidarit të Dëshmorit Sami G. Bajraj dhe Martirit Bajram B. Bajraj në fshatin Izbicë të Skenderajt.
Puna, e udhëhequr nga Drejtori z. Imer Hakaj, po zhvillohet me përkushtim dhe vizion të qartë, me qëllim nderimin e familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe përkujtimin e sakrificës së dëshmorëve për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.
Drejtori Hakaj shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë kolegët dhe stafin për angazhimin e tyre profesional dhe institucional, duke theksuar se AMMKM është në përputhje të plotë me planin e punës për vitin 2025. Po ashtu, falënderojmë komunat dhe shoqatat e dala nga lufta për bashkëpunimin dhe koordinimin me AMMKM-në në zbatimin e projekteve në nivel vendi.

