Ana Brnabiq thotë se nuk tërhiqet nga deklaratat skandaloze e raciste të bëra ditë me parë për shqiptarët

Ana Brnabiq thotë se nuk tërhiqet nga deklaratat skandaloze e raciste të bëra ditë me parë për shqiptarët

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka thënë se nuk tërhiqet nga deklaratat skandaloze të bëra ditë më parë, ku i quajti shqiptarët e Kosovës si “njerëz të zbritur nga mali”. Brnabiq madje ka thënë se nuk do të kërkoj falje për këto deklarata, ‘sepse ka thënë të vërtetën’. Ajo ka thënë se një thënie e tillë nuk ishte për kombin shqiptar, por për të treguar se nuk ka respekt, për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. “Do të doja që kurrë të mos takohesha me Haradinajn. Ju e dini për çfarë krime të tmerrshme u dyshuar. Por unë duhet të merrem edhe me djallin për hirë të Serbisë”, ka thënë Brnabiq.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …