Urimi i ministrit Reçica me rastin e Fiter bajramit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, me rastin e festës së Fiter Bajramit, i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam, ai ndër të tjera ka thënë:

Të gjithë qytetarëve të besimit islam, urime Festa e Fitër Bajramit! Përmbyllëm Muajin e Shenjtë të Ramazanit, muaj që forcon ndjenjën e mirësisë, durimit, vullentit të mirë e solidaritetit. Festa e Bajramit i forcon edhe më shumë këto vlera shoqërore e të besimit.

Paçi përherë shëndet, harmoni e begati në familjet tuaja!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …