Lirim Mehmetaj: Pushteti banditesk e pengon Prokurorinë të hap rast për Berishajn, liron Konjufcën, që e pranon fajësinë

Analisti, Lirim Mehmetaj, ka reaguar pas sulmeve që Albin Kurti, ia bëri Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurorit, Blerim Isufaj

Analisti, Lirim Mehmetaj ka reaguar pas sulmeve që kryeministri Albin Kurti ia bëri Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurorit, Blerim Isufaj. Ai ia ka numëruar aferat korruptive ku dyshohet për përfshirje të ministrave e ambasadorëve. Zbulohen problemet e Albin Kurtit me Blerim Isufajn: Rozeta Hajdari, keqpërdorim i detyrës zyrtare, hajni e rezervave të shtetit… Martin Berishaj, shpëlarje parash, pagesa milionëshe nga Serbia, evazion fiskal, deklarim i rrejshëm i pasurisë, deklarim i rrejshëm nën betim. Liburn Aliu dhe Naser Hafizi, hajni, fshirje ilegale të borxheve për ambalazhuesit e ujit, shpëlarje parash…  Nagip Krasniqi, kontrata të kundërligjshme me kompani të dyshimta, hajni, ka shkruar, analisti Lirim Mehmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …