Karl Marks

Analiza e Marksit mbi historinë e zhvillimit njerëzor i ka themelet në ndryshimin midis mjeteve dhe forcës së prodhimit

Analiza e Marksit mbi historinë e zhvillimit njerëzor  i ka themelet në ndryshimin midis mjeteve dhe forcës së prodhimit. Në praktikë gjëra si toka, resurset natyrore, teknologjia të cilat janë të rëndësishme dhe të nevojshme në prodhimin e të mirave materiale dhe te lidhjeve që krijohen gjatë prodhimit. Marrëdhëniet sociale dhe teknike në të cilat njerëzit hyjnë gjatë kohës që përdorin këto mjete prodhimi. Të gjitha së bashku këto krijojnë modelin e prodhimit; Marksi vërente se në çdo shoqëri modeli i prodhimit ndryshon dhe shoqëritë Evropiane për shembull kishin ndryshuar nga një model feudal prodhimi në një model kapitalist. Përgjithësisht, Marksi besonte se modelet e prodhimit ndryshonin më shpejt se lidhjet që krijoheshin gjatë prodhimit, Sipas Marksit lidhja midis bazës (ekonomike) dhe superstruktures (sociale) është një nga arsyet më të mëdha të konflikteve sociale. Ai me “lidhjet sociale të prodhimit” nuk kuptonte vetëm lidhje midis individëve por edhe midis grupeve apo klasave të ndryshme. Nga ana shkencore dhe materialiste, Marksi nuk cilësonte klasat si subjektive ( grupe me njerëz që në mënyrë të ndërgjegjshme identifikohen me njëri tjetrin). Ai mundohej ti klasifikonte klasat me argumente dhe kritere objektive, si për shembull mundësia e tyre për të marrë pjesë  në burime të ndryshme (pasuria për shembull). Sipas Marksit klasat e ndryshme kanë interesa kundërshtuese, kjo një tjetër arsye në zhvillimin e konflikteve të mëdha sociale.

Marksi ishte shume i shqetësuar për mënyrën se si njerëzit e harronin vlerën e burimin të tyre më thelbësor, fuqinë punëtore. Ashtu si dialektikën,  ai filloi me idetë Hegeliane të ‘alienimit’ por zhvilloi një koncept më materialist. Ai i përshkruante komoditetet, gjërat që njerëzit prodhonin, sikur ato kishin një jetë të tyren,  të cilës njerëzit kishin vështirësi për t’ju përshtatur. Në kapitalizëm, lidhjet sociale të prodhimit, si ato midis punëtorëve ose midis punëtorëve dhe kapitalistëve, rregullohen nëpërmjet komoditeteve,  të cilat shiten dhe blihen në treg, duke përfshirë këtu punën.

Marksi dhe Engelsi mendonin se kontrolli që njëra klasë kishte mbi modelin e prodhimit, nuk kishte të bënte vetëm me prodhimin e ushqimeve apo të mirave materiale por edhe me prodhimin e ideve (kjo është edhe arsyeja përse disa pjesëtarë të një klase të nënshtruar mund të kenë ide dhe besime që shkojnë kundër interesave të tyre). Për shembull, edhe pse ideja se makineritë që njerëzit prodhojnë janë më produktive se vetë njerëzit që i prodhojnë ato, është absurde, ajo reflekton faktin që njerëzit nën kapitalizëm çidentifikohen me fuqinë e tyre punëtore. Një tjetër shembull i lidhur me fenë marrë nga “Kontribut Kritikës së Filozofisë të  së Drejtës të Hegelit”: “Vuajtjet për arsye të feve janë njëkohësisht shprehja e vuajtjeve të vërteta dhe një protestë kundër vuajtjeve të vërteta. Feja është psherëtima e një krijese të shtypur, zemra e një bote pa zemër, shpirti i një kondite të pashpirt. Është opiumi i njerëzve.”

Ndërsa teza e tij në shkollë të mesme argumentonte se funksioni parësor social i fesë është promovimi i solidaritetit, Marksi filloi ta shikonte këtë funksion social si një mënyrë për të shprehur në mënyrë teorike pabarazinë sociale tek Zoti ndërsa praktikisht kapitalistët e përdornin për të ruajtur status kuonë.

Marksi argumentonte se humbja e vlerës së punës njerëzore,  është cilësia kryesore e kapitalizmit. Përpara kapitalizmit, në Evropë kishte tregje ku njerëzit blinin dhe shisnin shërbime apo prodhime. Sipas Marksit modeli kapitalist i prodhimit në Evrope filloi të zhvillohej kur vetë puna u kthye në një komoditet, shërbim – kur fshatarët filluan të shisnin fuqinë e tyre punëtore, kjo, një levizje e detyruar për arsye se ata nuk kishin më as mjetet as tokën për të prodhuar. Njerëzit shesin fuqinë e tyre punëtore duke pranuar kompensim në të ardhmen për çdo punë që ata kryejnë në një diapazon të caktuar kohor (pra ata nuk shesin prodhimin e punës së tyre bor kapacitetin/aftësine e tyre për të punuar). Në këmbim të aftësisë së tyre ato marrin para, çka i lejon të mbijetojnë. Ato të cilët janë të detyruar të shesin fuqinë dhe aftësine e tyre për të punuar janë “proletarët”. Ato të cilët e blejnë këtë fuqi punëtore, zakonisht pronarë tokash dhe teknologjie, janë “kapitalistë” ose “borgjezë”. (Marksi e konsideronte këtë si një përshkrim tërësisht objektiv të kapitalizmit. Proletariati pashamngshmërisht është shumë më i madh se borgjezia).

Marksi bënte dallim midis kapitalistëve industrialë dhe kapitalistëve tregtarë. Tregtarët blejnë të mira materiale në një vend dhe i shesin diku tjetër; më saktësisht i blejnë në një treg dhe i shesin në një treg tjetër. Meqë ligjet e ofertës dhe kërkesës janë aktive, shpeshherë ka ndryshim midis çmimit të diçkaje nga një treg në tjetrin. Tregtarët pra mundohen të kapin ndryshimin midis dy tregjeve për të përfituar. Nga ana tjetër kapitalistët industrialë përfitojnë nga ndryshimi midis tregut të fuqisë punëtore dhe tregut të çfarëdo prodhimi që kjo fuqi punëtore prodhon. Marksi vuri re se në çdo industri të suksesshme çmimet për njësi të inputit janë më të ulëta se çmimet për njësi të outputit. Marksi e quajti këtë diferencë “mbiprodhim” dhe argumentonte se ky mbivlerësim e kishte burimin tek “mbi-punimi”.

Modeli kapitalist i prodhimit ka mundësi rritjeje shumë të madhe sepse kapitalistët munden dhe kanë përfitim në riinvestimin e fitimit në teknologji të reja. Marksi e konsideronte klasën kapitaliste si klasën më revolucionare të historisë sepse ajo revoluciononte vazhdimisht mënyrën e prodhimit. Por Marksi argumentonte se kapitalizmi detyrimisht do të kishte kriza të here-pas-hershme. Ai sugjeronte se me kalimin e kohës, kapitalistët do të investonin gjithmonë e më shumë në teknologji dhe gjithmonë e me pak në vlerën e fuqisë punëtore. Meqë thoshte se mbiprodhimi “i vjedhur” nga puna është burim fitimi, se përfitimi do binte edhe pse ekonomia do të rritej. Në momentin që fitimi bie nën një pikë të caktuar do të kishte një “hap prapa” ose depresion dhe gjatë kësaj periudhe disa sektorë ekonomikë do të kolapsonin. Ai gjithashtu kuptonte se gjatë një krize të tille, çmimi i punës do të binte dhe eventualisht do të mundësonte investime në teknologji të reja dhe rritje të sektorëve të tjerë të ekonomisë.

Marksi besonte se ky cikël rritjeje, kolapsimi dhe rritjeje do ta rriste gjithmonë e më shumë dëmin dhe madhësinë e krizave. Ai gjithashtu besonte se pasoja afatgjatë e këtij procesi ishte detyrimisht pasurimi dhe fuqizimi i klasës kapitaliste dhe varfërimi i proletariatit. Besonte se në qoftë se proletariati do të merrte kontrollon e mjeteve të prodhimit, do të forcoheshin dhe inkurajoheshin marrëdhëniet sociale dhe çdo kush do kishte benefite të barabarta si dhe një sistem me më pak kriza periodike. Në përgjithësi Marksi besonte se negociata paqësore të këtij problemi janë të pamundura dhe se është i detyrueshëm një revolucion masiv i dhunshëm dhe i mirë-organizuar, sepse klasa në pushtet nuk mund ti lëshojë karriget pa dhunë. Ai dha teorinë se për të krijuar dhe stabilizuar një sistem socialist, një diktaturë e proletariatit – një periudhë gjatë së cilës duhet ti jepet rëndësi nevojave të proletariatit dhe jo borgjezisë – është e domosdoshme në mënyrë të herë-pas-hershme. Siç shkruante edhe në “Kritikën e Programit të Gothës”, “Midis shoqërive kapitaliste dhe komunistë ekziston një periudhe transformimesh revolucionare nga e para tek e dyta. Me këtë ide korrespondon edhe një periudhe e tranzicioni politik gjatë së cilës qeveria nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç se një diktature revolucionare e proletariatit.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …