leoni

Hoti

Andin Hoti: Lirimi nga burgu i kriminelit serb dëshmon më së miri se Serbia e përkrah krimin dhe kriminelët

Duke komentuar lirimin nga burgu të kriminelit serb, Sasha Cvjetan, ish pjesëtari i grupit famëkeq “Skorpionët”, që ishte dënuar për krimin e rëndë kundër 14 civilëve shqiptarë, Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar për Radion Kosova e Lirë se kjo dëshmon më së miri se Serbia e përkrah krimin dhe i përkrah kriminelët. Kjo tregon që Konventat Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe humanizmi nuk gjejnë zbatim në Serbi, që ata nuk ngopen asnjëherë duke kryer krime. Dhe, përderisa Bashkimi Evropian hesht ndaj këtij rasti, atëherë Bashkimi Evropian nuk po e mbron drejtësinë, dhe është e pafuqishme përballë Serbisë. Prandaj edhe çdo përpjekje për  pajtim me Serbinë është praktikisht i pamundur. Përderisa serbët se paku nuk ndihen fajtor dhe nuk ndihen keq për masakrat çnjerëzore që i kanë bërë në Kosovë, nuk mund as të pretendohet të kemi marrëdhënie normale me ta, ka deklaruar për Radion Kosova e Lirë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Kërkuam të drejtën për votim, por VV po insiston në procedura jokushtetuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin e ftuar …