Andin Hoti: Pavarësisht marrëveshjeve, Beogradi zyrtar vazhdon të refuzojë bashkëpunimin për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, Andin Hoti, ka deklaruar se pavarësisht marrëveshjeve, Beogradi  zyrtar vazhdon të refuzojë bashkëpunimin për këtë çështje. Mirëpo  kjo qasje e Serbisë nuk është duke u vërejtur nga Bashkimi Evropian, pas trazirave në veri të vendit. Deklarata për Personat e Zhdukur, e cila u miratua më 2 maj nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Andin Hoti  mendon se BE-ja do të duhej ta kushtëzojë Serbinë dhe jo të bëjë presion edhe më tej sepse vet Serbia, bashkë me Kosovën, e kanë miratuar një deklaratë, vet Serbia e ka miratuar edhe aneksin e Ohrit të këtij viti, dhe aty thuhet çështja e vetme që është me urgjencë është çështja e personave të zhdukur, asnjë tjetër nuk shkruan që është me urgjencë, vetëm çështja e personave të zhdukur. Dhe nëse ne nuk fillojmë të zbatojmë çështjen e personave të zhdukur nuk e di çfarë kuptimi ka të diskutohet edhe dialogu edhe çdo gjë tjetër.  ka thënë Andin  Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Sazan Ibrahimi: Ligji i ri për tatimin në pronë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, i godet edhe bizneset e mesme dhe të mëdha

Komunat kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria për milionat e humbur nga kontratat kolektive

Qindra milionë euro janë paguar nga komunat e Kosovës për vendime gjyqësore që lidhen me …