Anëtarësia e LSI-së po kthehet në Partinë Socialiste

Anëtarësia e LSI-së po kthehet në Partinë Socialiste

Pas njësisë nr, 11 në Tiranë, edhe bërthama e njësisë nr 2 të kësaj force politike në Tiranë, është shkrirë. Protestat e fundit duket se kanë patur një rol vendimtar në largimin e një personazhi influencues si Elez Gjoza drejt PS. Ish-administratori i njësisë nr 2 është bërë pjesë e socialistëve me një firmë që e anëtarësoi zyrtarisht në PS. Njësia nr 2 në Tiranë ka patur rezultatin më të lartë të LSI-së në kryeqytet, por me këtë lëvizje tronditet seriozisht. Kështu shkrihet dega e njësisë 2, pas LSI në Farkë, në Vaqarr, në njësinë nr. 3 dhe në njësinë nr 11 në Laprakë. Kur ka mbetur fare pak kohë gjer në zgjedhjet e 25 prillit, dy njësitë e LSI-së më të forta, 11 dhe 2 janë shpërbërë totalisht. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Jonas Westerlund: Institucionet të formohen sa më shpejt, 2026-ta mund të jetë vit i mirë për Kosovën

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka theksuar nevojën urgjente për formimin e institucioneve …