Daut Haradinaj

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme të veteranëve, në Prishtinë

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme të veteranëve pa dallim partie. Daut Haradinaj ka thënë se mbrojtja e vlerave të luftës është obligim moral i secilit. Pjesëmarrja në protestën e sotme, është obligim moral, për të demonstruar që asnjë luftëtar veteran nuk e pranon përbuzjen dhe aq më tepër tek armiqtë e lirisë dhe të shtetit tonë. Ai ka shtuar se protesta është mjet demokratik që e garanton kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.  Bashkë me shumë miq do të jemi  të pranishëm  në shesh në ora 18:00. Protesta është mjet demokratik që e garanton kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, prandaj ju bëjë thirrje pa dallim partie të dalim së bashku në mbrojtje të vlerava tona më të çmuara”,  ka porositur Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …