leoni

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Një ministër i pa karakter si Xhelal Sveçla, fyen veteranët e gazetarët dhe nxit përplasje qytetare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke konstatuar se Qeveria po kërkon përplasje për ta larguar vëmendjen nga përgjimet e publikuara me shefes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me nënkryetarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq. Përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, nxitëse mbi të gjitha, Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje. Vetëm një Qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj”, ka shkruar Krasniqi. Pikërisht, për ta eskaluar këtë protestë që veteranët tanë të përballen me policinë, vëllezërit dhe motrat e veta, një ministër pa karakter si Xhelal Sveçla del me fyerje dhe nxitje të tilla. Kjo Qeveri e ka humbur arsyen. E ka humbur rrugën. Shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile. Turp i madh! Fatkeqësi e madhe! Gjithsesi, kjo është vetëm një tentativë e ulët e Qeverisë, e dështuar në të njëjtën kohë që përmes nxitjes dhe skandalit të radhës ta heqë vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin, përmes shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila”. Përgjimet dëshmuan se kush me kë po koordinohet dhe me kë po bashkëpunon edhe në dëm të interesit të vendit. Ftoj veteranët dhe të gjithë pjesëmarrësit sot në protestë për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Mos bini pre e këtij orkestrimi antikombëtar, porositi, Memli Kransiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …