Anëtarja e komisionit nga Vetëvendosja, deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni tha se komisioni duhet të miratojë një listë të vetme

Anëtarja e komisionit nga Vetëvendosja, deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni tha se komisioni duhet të miratojë një listë të vetme

Anëtarja e komisionit nga radhët e LVV-së, deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni tha se komisioni duhet të miratojë një listë të vetme. Sipas saj, lista e opozitës dhe ekspertëve duhet të fuzionohet në listën e paraqitur nga mazhoranca. Me qëndrim nuk u pajtua deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila kërkoi nga komisioni që të miratohen tri listat e prezantuara. Sipas deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, periudha kohore e hetimit duhet të jenë në vitet 2021-2023, pasi siç tha është marrë vendimi edhe i seancës plenare. Kërkesë të njëjtë paraqiti  edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila është edhe kryesuese e komisionit.  Por me këto deklarime nuk u pajtua deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, e cila tha se si dëshmitarë duhet të ftohet ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili është deputet aktual i PDK-së. Me mikrofon fikur i reagoi deputetja e PDK-së, Ariana Musliu. Arbëreshë Kryeziu me këtë rast e ta quajtur injorate deputeten opozitare. Ariana Musliu-Shoshi insistoi që deklarimin e saj se duhet të thirren për dëshmi të  gjithë ish diplomatët e shkarkuar nga ministrja Donika Gërvalla.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: S’ka bazë ligjore që Kurti të prezantojë buxhetin dhe ta votojë – “Mos bini pre e propagandës”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që deputeti …