Angazhimi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë për garantimin e rendit gjatë festivalit “Hardh Fest 2025”

Angazhimi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë për garantimin e rendit gjatë festivalit “Hardh Fest 2025”

Me datë 05.09.2025 deri më 07.09.2025 është mbajtur Festivalit i Rrushit, Verës dhe Kulturës, “Hardh Fest – 2025” në Bërnjakë – Rahovec. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të festivalit.

Në kuadër të këtij angazhimi, njësitet policore kanë qenë të angazhuara me prezencë fizike dhe në gatishmëri për ndërmarrjen e masave të nevojshme për ruajtjen dhe monitorimin e rendit publik, parandalimin e sjelljeve asociale dhe të paligjshme, sigurimin e hapësirës, rregullimin dhe kontrollin e komunikacionit rrugor, si dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve operative dhe hetimore në mënyrë që festivali të zhvillohej në suaza normale të rendit dhe qetësisë publike, gjithnjë në koordinim të plotë me shërbimet emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit.

Duke pasur parasysh numrin e madh të pjesëmarrësve, rreth 60 mijë përfshirë qytetarë vendorë dhe të huaj, delegacione të ndryshme, organizatorë , artistë brenda dhe jashtë vendit, Policia e Kosovës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe frymën pozitive që ata treguan gjatë gjithë kohës së festivalit. Përkushtimi dhe respektimi i udhëzimeve nga ana e tyre ka mundësuar që “Hardh Fest 2025” të zhvillohet si një ngjarje e sigurt, e qetë dhe e paharrueshme për të gjithë.

 

Drejtoria Rajonale e Policisë                                                          

Gjakovë

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …