Albin Kurti

Ankohet Albin Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh, andaj humbëm…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar të gjithë kryetarët e rinj që kanë fituar në komunat ku pati balotazh, duke thënë se do të bashkëpunojë me të gjithë. Ai ka thënë me këtë rast se “Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ ishte shumë i mirë, i përgëzoj për angazhimin dhe efikasitet, i uroj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje, do kenë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin. Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë beteje më të gjithë ata që luftojnë krimin, dhe do ë mbikëqyr me vëmendje”, ka thënë ai. Tutje, Kurti ka deklaruar se humbja e LV-së në disa komuna, vjen nga bashkimi i të gjithëve kundër kësaj partie. “Rezultat jo i kënaqshëm për neve, defekte të brendshme që ne duhet t’i analizojmë  brenda partisë dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LV-së”, ka shtuar Kurti, i cili nuk ka treguar përse të gjithë qenkan bashkuar kundër tij.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizon Policinë e Kosovës lidhur me rinumërimin e votave në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se po ndjek …