Bedri Zyberaj: Dje në Shkup, filloi punimet Edicioni III i manifestimit, tani, tradicional, “Ditët e alfabetit"

Bedri Zyberaj: Dje në Shkup, filloi punimet Edicioni III i manifestimit, tani, tradicional, “Ditët e alfabetit”

Dje në Shkup, filloi punimet Edicioni III i manifestimit, tani, tradicional ,,Ditët e alfabetit”, që, në përkujtim të Kongresit të Manastirit (1908), për çdo vit, organizohet nga Instituti Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

Me këtë rast, me një fjalë të shkurtër përshëndeta organizatorin  dhe të pranishmit në emër timin dhe të të gjithë punonjësve të Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës – ASHAK, duke e vlerësuar Kongresin Manastirit si ngjarjen e tretë më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve.

I pari është Kuvendi i Lezhës, i cili ka dëshmuar etninë arbërore, në mesjetë.

Pas tij vjen Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), e cila dëshmoi ekzistencën e kombit shqiptar si vazhdimësi e asaj etnisë arbërore të mesjetës, dhe për më tepër nxori në shesh çështjen shqiptare si problematikë që kërkonte zgjidhje të duhur.

Kongresi i Manastirit, me alfabetin që e përzgjodhi e të cilin e përdorim sot, i dha frymën dhe orientimin e duhur lëvizjes sonë për ta gjetur shtratin e kombit që i takonte.

Ky shtrat s’kishte se si të ishte tjetër, përpos pjesë e qytetërimit të kontinentit, ku ishte atdheu i shqiptarëve – Shqipëria. Pra Evropa dhe qytetërimi veriperëndimor.

Duke iu kthyer e rikthyer kësaj ngjarje (Kongresit të Manastirit), siç po bënë çdo vit ITShKSh në shenjë përkujtimi, ne, jo vetëm që nderojmë të kaluarën, por, në të njëjtën kohë, dëshmojmë dhe vullnetin dhe përcaktimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar rregës së trasuar nga rilindësit tanë në përgjithësi dhe delegatët e Kongresit të Manastirit në veçanti.

Edhe më i vlerëshëm bëhet ky edicioni i sivjetëm, sepse organizatori ka përzgjedhur që në qendër të aktiviteteve, përgjatë gjithë javës, do të jetë Gjuha, letërsia, kultura dhe traditat arbëreshe, për atë degë të cilën unë kam konsideratat më të larta si pjesa më e fortë gjenetike, e cila edhe pse e shkëputur nga trungu i vet, nuk u shua. Përkundrazi, edhe pas më shumë se pesë shekuj, ajo pjesë ka dhënë ndihmën të madhe për formimin e kombit shqiptar. Herë-herë, ka qenë dhe prijatare e shumë proceseve me rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën dhe historinë shqiptare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …