Annalena Baerbock: Jemi pro hapave të shpejtë për perspektivën e anëtarësimit në BE për shtetet e Ballkanit Perëndimor

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, u shpreh sërish pro hapave të shpejtë për perspektivën e anëtarësimit në BE për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nuk duhet humbur më kohë në përpjekjet për t’u integruar dhe për t’i afruar njerëzit, tha politikanja e Partisë së Gjelbër pas bisedimeve me ministren e re të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, në Berlin. “Në Ballkan nuk duhet të krijohet asnjë hapësirë, ku mund të depërtojnë dhe të hedhin rrënjë Rusia apo aktorë të tjerë,” tha Baerbok. Përveç Moskës edhe Kina po përpiqet që të fitojë një ndikim më të madh në Ballkanin Perëndimor. Nga ana e saj Tanja Fajon theksoi mbështetjen e Sllovenisë si anëtare të BE-së për perspektivat e anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit.

Kontrolloni gjithashtu

Numërimi i votave nga diaspora ka vazhduar edhe dje me përplasje mes vëzhguegesve e zyrtarëve të KQZ-së

Zgjerohen hetimet për manipulim zgjedhor në Prizren, ndalohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka zgjeruar hetimet lidhur me dyshimet për manipulim …