Christopher Hill

Christopher Hill: Është zhgënjyese që nuk ka shumë përparim në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se është zhgënjyese që nuk ka shumë përparim në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se ka takime të rregullta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku diskutojnë tema që i shqetësojnë të dytë.  Ambasadori amerikan ndër të tjera ka folur edhe rreth marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.  “Unë nuk kam qenë në Serbi për 23 vjet. Është zhgënjyese që nuk ka pasur më shumë përparim në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha fillimisht ai. Diplomati ka pohuar se duhet të ketë dialog mes dyja vendeve dhe të ketë më shumë bashkëpunim. “Është mirë që Bashkimi Evropian ka marrë përsipër të udhëheqë këtë proces dhe është mirë që kemi dialog. Megjithatë, unë e kam të qartë se duhet të bëhet më shumë përparim. Do të doja të shihja një bashkëpunim më të fortë dhe t’i japim kuptimësi fqinjësisë”, shtoi ambasadori.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …