Anton Berisha

Anton Berisha: Nuk do të lejojmë që aktivistë partiakë pa asnjë dije në fushën e arsimit të shkarkojnë njerëz me kredibilitet

Anton Berisha, anëtar i Kryesisë së AAK-së, ka thënë se shkarkimi i drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës Jonuz Salihaj, duhet të shqyrtohet në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie. “Ne, nuk do të lejojmë që aktivistë partiakë pa asnjë dije në fushën e arsimit të shkarkojnë njerëz me kredibilitet, që i kanë kushtuar tërë jetën arsimit, siç është z. Salihaj. Ai gëzon respektin tim të plotë”, ka shkruar Berisha. Drejtori i shkarkuar Jaonuz Salihaj, thotë se shkarkimi i tij lidhet me presionin që i kanë bërë militantët e sekserët e partisë për të zënë me punët të propozuarit e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …