Philip Kosnet

Ambasadori Kosnett, deklaroi sot se përkrahja e nismave për edukim është thelbësore për suksesin e shtetit të Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi sot se përkrahja e nismave për edukim është thelbësore për suksesin e shtetit të Kosovës, pasi programet në edukim u japin nxënësve mjete praktike dhe shkathtësi të reja për të vazhduar studimet e avancuara. Ai këto komente i bëri me rastin e lansimit të “Junior geeks”, program ky i financuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, përmes Ambasadës amerikane në Prishtinë dhe ICK. Programi është i ndarë si shpërblim për grupin e tre bursistëve. Në ceremoninë e lansimit u tha se platforma gjithëpërfshirëse për nxënësit e shkollave të mesme për të mësuar dhe zhvilluar ndërmarrësinë, teknologjinë e inovacionin. Ambasadori Kosnett tha se programe të tilla si “Junior Geek” u japin nxënësve mjete praktike dhe shkathtësi të reja për të vazhduar studimet e avancuara, e gjithashtu edhe të jenë konkurrues në tregun e punës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …